Mickoski shfaqet në foto me Trumpin: Miqësia me SHBA-në, partneritet strategjik për Maqedoninë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka publikuar në Facebook fotografi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke e shoqëruar postimin me një mesazh për marrëdhëniet mes dy vendeve. “Maqedonia dhe SHBA-ja, aleancë e b...

tetor 1, 2026 - 23:30
Mickoski shfaqet në foto me Trumpin: Miqësia me SHBA-në, partneritet strategjik për Maqedoninë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka publikuar në Facebook fotografi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke e shoqëruar postimin me një mesazh për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Maqedonia dhe SHBA-ja, aleancë e bazuar në besim, mbështetje dhe miqësi”, ka shkruar Mickoski.

Përmes këtij postimi, kryeministri ka vënë në pah partneritetin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa vizita e tij në Uashington është zhvilluar në kuadër të takimeve dhe aktiviteteve që synojnë forcimin e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

Kujtojmë se Mickoski gjatë qëndrimit në SHBA ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të Kongresit amerikan, ku është diskutuar për partneritetin strategjik, interesat e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit./TV Shenja


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.