Mickoski synon 4 mijë vota në Bërvenicë: Në balotazh kërkon edhe mbështetjen e shqiptarëve!
Kryeministri Hristijan Mickoski është shprehur optimist për raundin e dytë të zgjedhjeve në Bërvenicë, duke deklaruar se pret që kandidati i VMRO-DPMNE-së të arrijë 4.000 vota në balotazhin e 1 nëntorit. Sipas Mickoskit, kandidati i partisë...
Kryeministri Hristijan Mickoski është shprehur optimist për raundin e dytë të zgjedhjeve në Bërvenicë, duke deklaruar se pret që kandidati i VMRO-DPMNE-së të arrijë 4.000 vota në balotazhin e 1 nëntorit.
Sipas Mickoskit, kandidati i partisë së tij ka siguruar rreth 3.000 vota në raundin e parë, duke lënë pas kandidatin e BDI-së me afërsisht 800 vota diferencë.
“Pres mbështetje edhe më të madhe nga qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike”, deklaroi Mickoski, duke theksuar se VMRO-DPMNE synon votat e të gjitha bashkësive etnike.
Ai falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme, të organizuara pas vdekjes së kryetarit të mëparshëm të komunës, Jovica Ilievski.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.