MILAN ‘GODITJE’ merkatoje në klub, pritet të vijë ish drejtori sportiv i Eintracht

Vetëm pak muaj pas tentativës së parë, Milani është gati të mirëpresë Markus Krosche. Gerry Cardinale e kishte zgjedhur gjermanin si drejtorin e ri sportiv të klubit kuqezi në muajin maj, por kjo tentativë nuk u mbyll në mënyrë të suksesshm...

tetor 19, 2026 - 17:00
MILAN ‘GODITJE’ merkatoje në klub, pritet të vijë ish drejtori sportiv i Eintracht

Vetëm pak muaj pas tentativës së parë, Milani është gati të mirëpresë Markus Krosche. Gerry Cardinale e kishte zgjedhur gjermanin si drejtorin e ri sportiv të klubit kuqezi në muajin maj, por kjo tentativë nuk u mbyll në mënyrë të suksesshme për shkak të rezistencës së Eintrachtit të Frankfurtit.

Tani situata ka ndryshuar; Krosche dha dorëheqjen dhe është gati të nisë aventurën e tij te Milani. Marrëveshja financiare ishte arritur prej kohësh, por duhej përcaktuar saktësisht pozicioni i drejtuesit të ri në strukturën e klubit, si dhe mënyra e organizimit të punës dhe aspekte të tjera. Detaje të rëndësishme këto që duket se janë sistemuar dhe tani në javët e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi.

Por është e vështirë që Krosche të marrë me vete edhe krahun e djathtë të tij, Timmo Hardung, i destinuar të qëndrojë te Eintrachti i Frankfurtit. Megjithatë dikush do ta shoqërojë ish drejtorin sportiv të klubit gjerman dhe nuk përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për një profesionist italiane. Një zgjedhje që mund të rezultojë e goditur në një klub të dominuar në repartin sportiv nga të huaj.

Kush është Markus Krosche

Përpara se të bëhej drejtues, Krosche ishte një mesfushor i nivelit të mirë në ekipet e moshave të Ëerder Bremenit, përpara se të bëhej një figurë emblematike e Paderbornit, ku drejtoi edhe ekipin e dytë në vitin kur i dha fund karrierës si futbollist. Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, kaloi dy vjet te Bayer Leverkuseni, ku punoi së bashku me trajnerin Roger Schmidt.

Në vitin 2017 u shkarkua dhe u rikthye te Paderborni si drejtor sportiv, duke e ngjitur klubin nga kategoria e tretë në Bundesligë. Më pas kaloi te Leipzigu, duke zënë vendin e vetë Rangnickut, dhe në vitin 2021 e çoi skuadrën deri në gjysmëfinalet e Champions League.

Pas dorëheqjes, nisi një aventurë të re te Eintracht Frankfurti, me të cilin fitoi Europa League dhe përfundoi kampionatin në vendin e tretë. Pikërisht te Eintrachti dëshmoi aftësinë e tij për të zbuluar talente, duke u mbështetur më shumë te intuita dhe vëzhgimi nga afër i lojtarëve sesa te algoritmet.

Preferon të vërë bast mbi lojtarë me potencial, në vend që të zgjedhë emra të afirmuar, dhe falë fitimeve të konsiderueshme nga shitjet e tyre, u sjell përfitime të mëdha klubeve ku punon, shkruan Tch.

Blerjet e Krosche

Goditjet e tij më të mëdha në merkato kanë qenë Kolo Muani dhe Marmoush, të cilët i afroi me parametra zero dhe më pas i shiti përkatësisht për 95 dhe 75 milionë euro te PSG-ja dhe Manchester City.

Por edhe Ekitike, të cilin e bleu për 30 milionë euro nga PSG-ja dhe e shiti te Liverpooli për 95 milionë, si dhe Pacho, i afruar për 13 milionë euro nga Antëerp-i dhe i shitur sërish te PSG-ja për 40 milionë euro.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.