Milani hidhet në sulm për yllin e Napolit, synon ta marrë FALAS
Milani ka nisur lëvizjet për një goditje të madhe në merkaton e verës! Kuqezinjtë kanë kthyer vëmendjen nga Napoli dhe konkretisht te André-Frank Zambo Anguissa, mesfushori kamerunas që mund të largohet nga klubi napolitan si lojtar i lirë ...


Milani ka nisur lëvizjet për një goditje të madhe në merkaton e verës!
Kuqezinjtë kanë kthyer vëmendjen nga Napoli dhe konkretisht te André-Frank Zambo Anguissa, mesfushori kamerunas që mund të largohet nga klubi napolitan si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, Milani ka zhvilluar tashmë kontaktet e para eksploruese me përfaqësuesit e Anguissas, për të mësuar më shumë rreth situatës së tij.
Kontrata e mesfushorit me Napolin skadon verën e ardhshme dhe, për momentin, nuk ka sinjale të forta për një rinovim. Kjo situatë ka bërë që Milani të shohë mundësinë për ta transferuar atë me parametra zero.
Plani i kuqezinjve është që Anguissa të mbërrijë në Milano si lojtar i lirë dhe kontrata e re të nisë më 1 korrik.
Megjithatë, deri tani nuk ka negociata konkrete. Bëhet fjalë vetëm për interesim dhe kontakte paraprake, trasmeton ORAinfo.
Një problem: paga
Paga e Anguissas është një nga çështjet që mund të komplikojë marrëveshjen. Mesfushori raportohet se përfiton rreth 6 milionë euro në sezon, ndaj Milani do të kërkonte një ulje të ndjeshme të kërkesave financiare.
Nga ana tjetër, fakti që nuk do të paguhej tarifë transferimi mund ta bëjë operacionin më të përballueshëm për klubin italian.
Milani duhet të përballet gjithashtu me konkurrencën e mundshme nga klubet e Premier League-s dhe skuadrat e Arabisë Saudite, të cilat pritet të interesohen për mesfushorin.
Për momentin, nuk ka marrëveshje, por një gjë është e qartë: Milani e ka vendosur Zambo Anguissan në radar dhe ka nisur të studiojë terrenin për një transferim të mundshëm. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.