MILANI NË ALARM! Dëmtimet shtyjnë kuqezinjtë drejt një goditjeje të madhe në janar
AC Milan po përballet me një situatë shqetësuese sa i përket dëmtimeve dhe drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë që tani për merkaton e janarit. Në listën e mundësive ka rikthyer vëmendjen edhe Alejandro Balde. Emri i mbrojtësit të kra...


AC Milan po përballet me një situatë shqetësuese sa i përket dëmtimeve dhe drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë që tani për merkaton e janarit. Në listën e mundësive ka rikthyer vëmendjen edhe Alejandro Balde.
Emri i mbrojtësit të krahut të Barcelonës ishte përmendur edhe më herët si një objektiv i mundshëm për kuqezinjtë, por zhvillimet e fundit kanë bërë që ideja të bëhet edhe më konkrete.
Sipas Calciomercato, situata e Alexis Saelemaekers dhe shqetësimet rreth gjendjes së Pervis Estupiñán kanë bërë që Milani të rikthejë në vëmendje pistën Balde.
Pushimi ndërkombëtar nuk ka përfunduar në mënyrën më të mirë për kuqezinjtë, ndërsa problemet fizike në skuadër kanë shtyrë drejtuesit të mendojnë për një ndërhyrje të mundshme në merkaton e dimrit, transmeton ORAinfo.
Balde mund të largohet nga Barcelona
Alejandro Balde nuk ka qenë gjithmonë pjesë e planeve të Barcelonës gjatë muajve të fundit dhe një largim i tij nga Spanja në merkaton e janarit nuk përjashtohet.
Agjenti i njohur Jorge Mendes ia kishte propozuar më parë lojtarin Milanit, por kërkesa prej rreth 40 milionë eurosh ishte konsideruar shumë e lartë nga klubi italian.
Megjithatë, në janar situata mund të ndryshojë dhe Milani mund të tentojë ta rikthejë këtë pistë, nëse Barcelona pranon kushte më të favorshme.
Konkurrencë nga Juventusi dhe Manchester United
Milani nuk është klubi i vetëm që po monitoron situatën e Baldes. Edhe Juventusi dhe Manchester United thuhet se po e konsiderojnë mundësinë për të transferuar mbrojtësin e krahut.
Për momentin nuk ka një marrëveshje konkrete, por situata e dëmtimeve në skuadrën e Milanit mund ta bëjë klubin më aktiv në janar.
Alejandro Balde mbetet kështu një emër për t’u mbajtur nën vëzhgim, ndërsa në javët në vijim pritet të bëhet më e qartë nëse Milani do të kalojë nga ideja te një ofertë konkrete. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.