Milloshoski: Diasporës t’i mundësohet votimi elektronik ose me postë

Reformat në Kodin Zgjedhor janë rikthyer në tryezën e grupit të punës në Ministrinë e Drejtësisë, ku po diskutohen votimi i diasporës, financimi publik i partive dhe modeli me një njësi zgjedhore, transmeton 4news.mk. Nënkryetari i Kuvendit...

shtator 30, 2026 - 12:00
Milloshoski: Diasporës t’i mundësohet votimi elektronik ose me postë

Reformat në Kodin Zgjedhor janë rikthyer në tryezën e grupit të punës në Ministrinë e Drejtësisë, ku po diskutohen votimi i diasporës, financimi publik i partive dhe modeli me një njësi zgjedhore, transmeton 4news.mk.
Nënkryetari i Kuvendit dhe përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, tha se partia mbështet mundësinë që shtetasit që jetojnë jashtë vendit të votojnë në mënyrë elektronike ose përmes postës, duke theksuar se duhet të respektohet e drejta e tyre kushtetuese për votë.
Sipas tij, VMRO-DPMNE është e gatshme të mbështesë edhe financimin publik të partive politike, si dhe modelin me një njësi zgjedhore, nëse për këtë arrihet konsensus politik.
Milloshoski kërkoi që ndryshimet zgjedhore të harmonizohen me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe të miratohen me konsensus sa më të gjerë politik.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.