Mimoza Kusari shfaqet para Onkologjisë, ka një mesazh për pacientët me kancer
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shfaqur para klinikës së Onkologjisë. Aty, ajo i kryen seancat e rrezatimit pasi pak muaj më parë është diagnostikuar me kancer të gjirit. Deputetja pati një mesazh për të gjithë pacientët me kancer përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Facebook. “Në


Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shfaqur para klinikës së Onkologjisë.
Aty, ajo i kryen seancat e rrezatimit pasi pak muaj më parë është diagnostikuar me kancer të gjirit.
Deputetja pati një mesazh për të gjithë pacientët me kancer përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Facebook.
“Në disa ditë e fundit, kështu fillon dita ime në seancën e rrezatimit në klinikën e Onkologjisë pranë QKUK-së. Ky proces nuk ndikon asgjë në mbarëvajtjen e punës sime apo në dinamikën e ditës më tutje. Prandaj nga këtu dua t’ju jap kurajë, t’ju dërgoj forcë dhe shpresë të gjitha grave dhe burrave që janë të prekur nga sëmundja e kancerit apo që mund të identifikohen ndërkohë. Mos e humbni shpresën, mos u dorëzoni. Mbi të gjitha, kjo është vetme dhe një sfidë tjetër të clën bashkë do t’ia dalim”, ka thënë ajo.