Ministri Aliu do të vizitoj foshnjën e parë të lindur në vitin 2026
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, nesër (01.01.2026), në ora 11:00, do ta vizitojë foshnjën e parë të lindur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë. Në ora 12:00, ministri Aliu do ta vizitojë gjithashtu foshnjën e parë të lindur në Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” – Çair. Së bashku me ministrin Aliu, të […]
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, nesër (01.01.2026), në ora 11:00, do ta vizitojë foshnjën e parë të lindur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë.
Në ora 12:00, ministri Aliu do ta vizitojë gjithashtu foshnjën e parë të lindur në Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” – Çair.
Së bashku me ministrin Aliu, të porsalindurit në të dy spitalet do ti vizitojnë edhe Fatmir Limani – Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Orce Gjorgjievski – Kryetar i Qytetit të Shkupit, Jovica Andonovski – Zëvendësministër i Shëndetësisë, si dhe Rozi Mickoska – bashkëshortja e Kryeministrit. Në Spitalin Special në Çair do të marrë pjesë edhe kryetari i komunës, Izet Mexhiti.