Ministri Durmishi mirëpret ministrin e Punës së Katarit – Nënshkruhet Memorandumi për bashkëpunimin institucional në fushën e punës
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi sot në Klubin e deputetëve takim dypalësh me ministrin e Punës e Shtetit të Katarit, Sh.T. Dr. Ali bin Samih Al Marri, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së ...
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi sot në Klubin e deputetëve takim dypalësh me ministrin e Punës e Shtetit të Katarit, Sh.T. Dr. Ali bin Samih Al Marri, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke kryesuar delegacion të lartë qeveritar.
Në kuadër të takimit, ministrat nënshkruan Memorandum për bashkëpunimi në fushën e punës midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punës së Shtetit të Katarit, me të cilin vendoset kornizë institucionale për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e punës.
Memorandumi parashikon bashkëpunimin në disa fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë shkëmbimin e përvojave, vizitat studimore dhe praktikat e mira në sferën e marrëdhënieve të punës, inspektimit të punës, sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe shkëmbimin e mendimeve dhe ekspertizës gjatë avancimit të legjislacionit në fushën e punës. Dokumenti parashikon edhe formimin e Komitetit të përbashkët që do të koordinojë realizimin e aktiviteteve të dakorduara dhe do të punojë në përgatitjen e programeve të ardhshme të bashkëpunimit.
Në takimin dypalësh, ministrat diskutuan për mundësitë e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe institucional midis dy vendeve, zhvillimin e tregut të punës, shkëmbimin e ekspertizës, si dhe forcimin e partneritetit në fushat me interes të ndërsjellë.
“Nënshkrimi i këtij Memorandumi është hap i rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shtetit të Katarit. Përmes bashkëpunimit institucional, shkëmbimit të njohurive dhe praktikave të mira, do të kontribuojmë në avancimin e mëtejshëm të politikave të tregut të punës, përmirësimin e kushteve të punës dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve tona. Jam i bindur se ky partneritet do të hapë mundësi të reja bashkëpunimi dhe do të sjellë përfitime konkrete për të dy vendet”, deklaroi ministri Durmishi.
Vizita e delegacionit të Katarit dhe nënshkrimi i Memorandumit janë konfirmim i përcaktimit të përbashkët për të forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe për të zhvilluar partneritet të bazuar në besimin e ndërsjellë, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e punës, në përputhje me legjislacionin e të dy shteteve.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.