Ministri Ferati mori pjesë në Panel diskutimin në Gjermani- shkëmbehen përvoja për Strategjinë kombëtare të interkulturalizmit 2027–2032
Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati ka marrë pjesë në Dialogun e Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Qendrën Akademike Sankelmark, në Schleswig-Holstein të Gjermanisë. Në këtë aktivitet morën pjesë ...
Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati ka marrë pjesë në Dialogun e Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Qendrën Akademike Sankelmark, në Schleswig-Holstein të Gjermanisë.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe ekspertë nga Gjermania dhe Danimarka, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave në fushën e interkulturalizmit dhe kohezionit social.
Ferati bëri të ditur se përvojat e ndara gjatë panel-diskutimit do të shërbejnë si kontribut i rëndësishëm në hartimin e Strategjisë Kombëtare për Interkulturalizëm dhe Kohezion Social 2027–2032, proces i cili tashmë ka nisur në kuadër të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.
Ministri gjithashtu ka shprehur mirënjohje për ekipin e GIZ-it në Maqedoninë e Veriut dhe kolegët në Gjermani për organizimin dhe mbështetjen e këtij aktiviteti.
Strategjia e re synon të përcaktojë drejtimet e politikave për avancimin e interkulturalizmit dhe forcimin e kohezionit social në vend për periudhën 2027–2032.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.