Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se flamuri serb do të valëvitet një ditë mbi Prizrenin, duke përsëritur pretendimet e Beogradit për Kosovën. Videoja ku dëgjohen deklaratat e tij është shpërndarë në rrjetin social X...

tetor 11, 2026 - 17:00
Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se flamuri serb do të valëvitet një ditë mbi Prizrenin, duke përsëritur pretendimet e Beogradit për Kosovën. Videoja ku dëgjohen deklaratat e tij është shpërndarë në rrjetin social X.

“Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”, është shprehur Daçiç gjatë një tubimi elektoral në Serbi. Ai ka deklaruar gjithashtu se është detyrimi i tyre të respektojnë gjithçka që bëri Slobodan Millosheviçi.

Deklaratat vijnë në një kohë kur retorika nacionaliste e zyrtarëve serbë ndaj Kosovës ka nxitur reagime në Prishtinë. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka cilësuar deklaratat e Daçiçit si shprehje të ambicieve territoriale të Serbisë dhe sfidim të sovranitetit të Kosovës.

Gjatë fjalimit, ai ka pretenduar gjithashtu se Serbia mund të kujdeset për Kosovën, duke iu referuar reagimeve të Turqisë për zhvillimet në Sarajevë dhe mbështetjes amerikane për Kosovë,

The post Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.