Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, e konfirmoi përkushtimin për avancimin e bashkëpunimit me Japoninë
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim me Ambasadoren e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut,Setsuko Kawahara, me ç’rast u konfirmua përcaktimi i përbashkët për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral dhe...
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim me Ambasadoren e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut,Setsuko Kawahara, me ç’rast u konfirmua përcaktimi i përbashkët për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.
Gjatë bisedimeve, theksi u vu në Agjendën reformuese, forcimin e sundimit të ligjit dhe aktivitetet që lidhen me legjislacionin zgjedhor.
U vlerësua se ndërmjet dy vendeve nuk ka çështje të hapura, gjë që paraqet një bazë të fortë për thellimin e mëtutjeshëm të partneritetit.
Në periudhën e ardhshme do të intensifikohet shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira, si dhe mbështetja e proceseve reformuese të orientuara drejt forcimit të sigurisë juridike dhe avancimit të standardeve demokratike. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.