Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari kujton 80-vjetorin e lindjes së Presidentit amerikan Bill Klinton
Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari ka kujtuar 80-vjetorin e lindjes së Presidentit amerikan Bill Klinton. “Sot, në 80-vjetorin e lindjes së Presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, kujtojmë një figurë që k...
Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari ka kujtuar 80-vjetorin e lindjes së Presidentit amerikan Bill Klinton.
“Sot, në 80-vjetorin e lindjes së Presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, kujtojmë një figurë që ka lënë gjurmë të rëndësishme edhe në historinë e vendit tonë dhe të Ballkanit.
Gjatë presidencës së tij, Shtetet e Bashkuara e njohën Republikën e Maqedonisë si shtet të pavarur në vitin 1994 dhe vendosën marrëdhënie të plota diplomatike në vitin 1995.
Por një nga momentet më të fuqishme të angazhimit të Presidentit Clinton ishte vizita e tij në Shkup më 22 qershor 1999, në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë për rajonin. Ai erdhi për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Maqedonia i kishte dhënë përpjekjeve të NATO-s dhe për pritjen e refugjatëve nga Kosova, si dhe për të riafirmuar rëndësinë e stabilitetit, demokracisë dhe paqes në Ballkan.
Historia na mëson se në momentet vendimtare miqtë e vërtetë dallohen nga fjalët dhe veprat. Angazhimi amerikan i viteve të Presidentit Klinton ishte pjesë e përpjekjeve për një Ballkan më demokratik, më të sigurt dhe më të integruar në strukturat euroatlantike.
Si Ministër i Drejtësisë, besoj se ky është edhe sot një mesazh aktual: paqja, sundimi i ligjit, demokracia dhe partneriteti ndërkombëtar janë themelet mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e qëndrueshme.
Gëzuar 80-vjetorin, President Klinton!
Me respekt dhe mirënjohje për kontributin tuaj në paqen dhe stabilitetin e rajonit.”, ka shkruar ai. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.