MINISTRI SHASIVARI NË STAMBOLL: E ARDHMJA E DREJTËSISË ËSHTË PËRGJEGJËSI E PËRBASHKËT

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, ka bërë të ditur se po merr pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Drejtësisë “Stamboll 2026”, ku marrin pjesë ministra të drejtësisë, përfaqësues të lartë të institucioneve gjyqësore...

tetor 8, 2026 - 15:30
MINISTRI SHASIVARI NË STAMBOLL: E ARDHMJA E DREJTËSISË ËSHTË PËRGJEGJËSI E PËRBASHKËT

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, ka bërë të ditur se po merr pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Drejtësisë “Stamboll 2026”, ku marrin pjesë ministra të drejtësisë, përfaqësues të lartë të institucioneve gjyqësore dhe organizatave ndërkombëtare.

Shasivari, përmes një postimi, thekson se samiti paraqet një mundësi për dialog, shkëmbim të përvojave dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë.

“E ardhmja e drejtësisë: Një përgjegjësi e përbashkët për njerëzimin” është motoja e samitit, ndërsa në fokus janë sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe sfidat me të cilat përballen sistemet e drejtësisë në kohën e sotme.

“Besoj se përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mund të ndërtojmë institucione më të forta dhe drejtësi më efikase për qytetarët”, ka shkruar Shasivari.

Samiti synon të krijojë hapësirë për diskutime dhe bashkëpunim ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë nga vende të ndryshme. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.