Ministri Shasivari takon kryetaren e Odës së Noterëve, në fokus ndryshimet ligjore dhe digjitalizimi i shërbimeve
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me kryetaren e Odës së Noterëve, Ceca Maleva Stoev. Gjatë takimit u diskutuan çështjet aktuale që lidhen me funksionimin e noterisë, me theks të veçantë në nevojën për ndry...
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me kryetaren e Odës së Noterëve, Ceca Maleva Stoev.
Gjatë takimit u diskutuan çështjet aktuale që lidhen me funksionimin e noterisë, me theks të veçantë në nevojën për ndryshime në Ligjin për Noterinë, avancimin e digjitalizimit të shërbimeve noteriale dhe tejkalimin e sfidave në zbatimin e zgjidhjeve ekzistuese ligjore.
Nga Ministria e Drejtësisë theksojnë se mbeten të përkushtuar ndaj një dialogu të hapur dhe konstruktiv me Odën e Noterëve, si një faktor i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë, me synim forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet./INA/
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.