Ministria e Shëndetësisë shënon Javën e Ushqyerjes me Qumësht Gjiri
Me rastin e Javës së Ushqyerjes me Qumësht Gjiri, Ministria e Shëndetësisë ka përcjellë mesazhin “Ushqyerja me qumësht gjiri – investimi më i mirë për fëmijën tuaj”, duke theksuar rëndësinë e ushqyerjes me gji për shëndetin dhe zhvillimin ...


Me rastin e Javës së Ushqyerjes me Qumësht Gjiri, Ministria e Shëndetësisë ka përcjellë mesazhin “Ushqyerja me qumësht gjiri – investimi më i mirë për fëmijën tuaj”, duke theksuar rëndësinë e ushqyerjes me gji për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve.
Përmes kësaj fushate ndërgjegjësuese, Ministria inkurajon nënat dhe familjet që të mbështesin ushqyerjen me qumësht gjiri, e cila konsiderohet mënyra më e mirë e të ushqyerit për foshnjat, duke ofruar përfitime të shumta shëndetësore si për fëmijën, ashtu edhe për nënën.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
