Ministrja Donika Gërvalla mban konferencë për media

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schëarz, do të mbajë sot, më 26 shtator 2026, konferencë për media.Konferenca do të mbahet në ora 14:00, në ndërtesën e ish-Rilindjes, në katin e nëntë, në zyrën 914.Konferen...

shtator 26, 2026 - 12:00
Ministrja Donika Gërvalla mban konferencë për media

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schëarz, do të mbajë sot, më 26 shtator 2026, konferencë për media.Konferenca do të mbahet në ora 14:00, në ndërtesën e ish-Rilindjes, në katin e nëntë, në zyrën 914.Konferenca e Gërvallës vjen pas reagimeve të shumta publike dhe politike pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara shpallën aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim. Vendimi nuk është përfundimtar dhe mund të apelohet.Pas shpalljes së aktgjykimit, pati edhe kërkesa për shkarkimin e Ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schëarz.Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, gjatë protestës së 18.09.2026, kishte kërkuar nga kryeministri Albin Kurti shkarkimin e Gërvallës.Gucati e ka akuzuar Gërvallën se ka dorëzuar dokumentacion në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhe ka kërkuar që ajo të japë sqarime lidhur me burimin e këtyre informacioneve.Ndërkohë, Partia Guxo ka reaguar ndaj këtyre kritikave, duke e kundërshtuar atë që e ka cilësuar si “linçim politik dhe publik” ndaj ministres. Guxo ka deklaruar se protestat dhe kërkesa për llogaridhënie janë të drejta, por ka kundërshtuar që Gërvalla të paraqitet si përgjegjëse për vendimet e Dhomave të Specializuara.Më 24 shtator, Gërvalla ishte pyetur nga gazetarët për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, por nuk ishte deklaruar specifikisht për vendimin.Ajo kishte thënë se ishte e pranishme për të nderuar heroin Afrim Bunjaku.“Jemi takuar këtu sonte për të nderuar veprën e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut. Për të gjitha temat e tjera kemi mjaft kohë për të folur”,- kishte thënë Gërvalla.Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë nuk tregohet saktësisht se për cka do t’i adresohet Gërvalla qytetarëve në konferencë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.