Ministrja e Arsimit mesazh nxënësve: Kërkoni nga prindërit një vëlla ose motër më të vogël
Sot ra zilja e shkollës për të gjithë nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme mbarë vendit. Mirëpo, ky fillim viti shkollor nisi me numër të madh të shkollave e paraleleve të mbyllura, përshkak të zvogëlimit të numrit të nxënësve. Me këtë ...
Sot ra zilja e shkollës për të gjithë nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme mbarë vendit. Mirëpo, ky fillim viti shkollor nisi me numër të madh të shkollave e paraleleve të mbyllura, përshkak të zvogëlimit të numrit të nxënësve.
Me këtë rast, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska duke uruar fëmijët në këtë fillim të vitit të ti shkollor, u drejtori një mesazh fëmijëve, që përveç të kërkojnë dije e njohuri, të kërkojnë edhe një motër dhe vëlla, në mënyrë që shkollat që u mbyllën të rihapen përsëri kur të shtohet sërisht numri i fëmijëve.
“Nëse vazhdojmë kështu, do t’i mbyllim vazhdimisht shkollat. Prandaj, ndoshta një mesazh për nxënësit e klasës së parë: përveç kërkimit për të fituar njohuri, ndoshta duhet të kërkojnë të kenë një vëlla ose një motër në mënyrë që këto shkolla të mbyllura përkohësisht të mund të rihapen në të ardhmen. Popullsia duhet të bëhet e vetëdijshme se sa i rëndësishëm është kapitali njerëzor, mbi të gjitha për veten dhe jetën dhe, natyrisht, për vendin– atdheun e saj”, Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Ndërkohë, kryetari i partisë opozitare maqedonase Venko Filipçe akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoskin se për shkka të politikave të këqija jopopullore të kësaj qeverie, vendi po zbrazet ndërsa qytetarët, veçanërisht të rinjtë dhe familjet, nuk shohin të ardhme në vend dhe po shpërngulen.
“Vitin e kaluar, 17,900 fëmijë u regjistruan në klasën e parë, këtë vit 14,900 fëmijë. 3,000 fëmijë më pak, 3,000 familje. Çfarë u ndodhi atyre njerëzve? Sigurisht që nuk është vetëm rezultat i lëvizjeve demografike, ata njerëz thjesht u larguan. Pse? Sepse ata nuk shohin të ardhme në këtë vend. Ata shohin se nuk ka masa, se nuk po ndodh asgjë, se nuk ka përparim, se nuk ka politika të mira ekonomike, se nuk ka mbështetje për qytetarët”, Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.
Nëse LSDM dëshiron të dijë pse ka më pak nxënës në klasën e parë këtë vit, duhet të shikojë gjashtë vjet prapa, kur ishin në pushtet, kështu ju përgjigj Filipçes, kryeministri Hristijan Mickoski.
“Pra, numri i zvogëluar i nxënësve në klasën e parë këtë vit është rezultat, për ta thënë butësisht, i politikave të këqija të qeverisë së LSD-së të udhëhequr nga Zoran Zaev, në të cilën Filipçe ishte ministër. Një kujtesë e shpejtë, është e qartë për të gjithë ne se çfarë politikash antifamiljare ndoqi LSD-ja dhe sa pak vëmendje i kushtoi demografisë dhe emigrimit”, Hristijan Mickoski, kryeministër.
Ministria e Arsimit dhe Qeveria janë zotuar se janë siguruar libra për të gjithë fëmijët./Emine Ismaili /SHENJA/
The post Ministrja e Arsimit mesazh nxënësve: Kërkoni nga prindërit një vëlla ose motër më të vogël appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.