Mirë se vjen, vjeshtë! Stina e re nis sonte me rënie të temperaturave

Vjeshta nis zyrtarisht sonte, në orën 02:05, me ekuinoksin e vjeshtës, duke shënuar kalimin nga vera në një nga stinët më karakteristike të vitit. Me ardhjen e vjeshtës, në hemisferën veriore ditët do të shkurtohen gradualisht, ndërsa ne...

shtator 22, 2026 - 21:30
Mirë se vjen, vjeshtë! Stina e re nis sonte me rënie të temperaturave

Vjeshta nis zyrtarisht sonte, në orën 02:05, me ekuinoksin e vjeshtës, duke shënuar kalimin nga vera në një nga stinët më karakteristike të vitit.

Me ardhjen e vjeshtës, në hemisferën veriore ditët do të shkurtohen gradualisht, ndërsa netët do të zgjaten. Në Shkup, dita e parë e vjeshtës do të zgjasë rreth 12 orë e 7 minuta, me lindjen e diellit në orën 06:22 dhe perëndimin në 18:30.

Vjeshta kalendarike do të zgjasë deri më 21 dhjetor, në orën 14:50, kur nis zyrtarisht dimri.

Ndërkohë, dita e parë e vjeshtës pritet të sjellë mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta dhe temperatura deri në 23 gradë Celsius. Pas temperaturave të verës, ditët në vijim pritet të shënojnë një ulje më të ndjeshme të temperaturave.

Mirë se vjen, vjeshtë! Gazeta Flaka

The post Mirë se vjen, vjeshtë! Stina e re nis sonte me rënie të temperaturave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.