Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Spartakut të Moskës

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku ka shkëlqyer me dy gola në fitoren e Spartak Moskës ndaj Rodina Moskës, në sfidën e vlefshme për Kupën e Rusisë. Spartaku fitoi 4-2 pas një rikthimi të madh në pjesën e dytë, ku protagonist krye...

tetor 15, 2026 - 23:00
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Spartakut të Moskës

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku ka shkëlqyer me dy gola në fitoren e Spartak Moskës ndaj Rodina Moskës, në sfidën e vlefshme për Kupën e Rusisë.

Spartaku fitoi 4-2 pas një rikthimi të madh në pjesën e dytë, ku protagonist kryesor ishte Daku, shkruan Arbresh.info.

Sulmuesi shqiptar fillimisht barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 48-të.

Futbollisti nga Gjilani u shfaq në skenë edhe një herë tjetër në minutën e 64-të, ku realizoi golin e dytë personal dhe përmbysi rezultatin në 2-3.

Teksa vulën fitores së Spartakut ia dha Ugalde në minutën e tetë shtesë.

Me këto dy gola, Daku shkon në kuotën e tri realizimeve këtë sezon krahas dy asistimeve në të gjitha garat.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.