Mister në një hotel të Ohrit: Turistja gjermane gjendet e vdekur në dhomë

Një turiste 70-vjeçare nga Gjermania është gjetur e vdekur mbrëmë në një hotel në Kejin “Maqedonia” në Ohër. Sipas MPB-së, rasti është denoncuar në polici rreth orës 23:40. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka dalë në vendngjarje, ku mjeku ka kons...

shtator 23, 2026 - 15:00
Mister në një hotel të Ohrit: Turistja gjermane gjendet e vdekur në dhomë

Një turiste 70-vjeçare nga Gjermania është gjetur e vdekur mbrëmë në një hotel në Kejin “Maqedonia” në Ohër.

Sipas MPB-së, rasti është denoncuar në polici rreth orës 23:40. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka dalë në vendngjarje, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e gruas.

Nga kontrolli fillestar nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.

Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa policia ka kryer këqyrjen në vendngjarje.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.