Mo Salah zbulon arsyen që e bindi për transferimin te Trabzonspor
Mohamed Salah ka folur për vendimin emocional për t’i dhënë fund aventurës së tij në Liverpool pas nëntë vitesh në “Anfield”, duke treguar edhe arsyen që e bindi të transferohej në Turqi te Trabzonspor. “Vij nga një vend në Liverpool ku nje...


Mohamed Salah ka folur për vendimin emocional për t’i dhënë fund aventurës së tij në Liverpool pas nëntë vitesh në “Anfield”, duke treguar edhe arsyen që e bindi të transferohej në Turqi te Trabzonspor.
“Vij nga një vend në Liverpool ku njerëzit më duan. Ata gjithmonë më kanë treguar dashuri dhe respekt. Kam qenë atje për nëntë vjet”, u shpreh Salah.
Ylli egjiptian zbuloi se ambiciet e presidentit të Trabzonsporit, Ertugrul Dogan, dhe projekti që ai synon të ndërtojë te klubi turk, luajtën një rol vendimtar në zgjedhjen e tij.
“Mendoj se ambicia e presidentit të klubit dhe ajo që ai po përpiqet të ndërtojë me klubin ishte ajo që më bindi”, shtoi 34-vjeçari.
Salah u largua nga Liverpooli si golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit, me 257 gola të realizuar gjatë qëndrimit të tij në “Anfield”.
Sulmuesi egjiptian ka nisur në mënyrë mbresëlënëse aventurën e re në Superligën turke, duke shënuar tre gola në tri ndeshjet e para me fanellën e Trabzonsporit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.