Momente prekëse në Big Brother Vip, kujtohet Laurenti që humbi jetën tragjikisht

Gjatë edicionit të Big Brother VIP Kosova 5, sonte prezantuesja Jonida Vokshi e ka nisur spektaklin me një dedikim për ish-banorin, Laurent Krasniqi, i cili humbi jetën dy muaj më parë në një aksident tragjik. Me këtë rast, është transmetua...

Nëntor 3, 2026 - 01:30
Momente prekëse në Big Brother Vip, kujtohet Laurenti që humbi jetën tragjikisht

Gjatë edicionit të Big Brother VIP Kosova 5, sonte prezantuesja Jonida Vokshi e ka nisur spektaklin me një dedikim për ish-banorin, Laurent Krasniqi, i cili humbi jetën dy muaj më parë në një aksident tragjik.

Me këtë rast, është transmetuar edhe një klip me momentet më të bukura të Laurentinit dhe shokut të tij, Fitimit, me të cilin kishte marrë pjesë në Big Brother VIP Kosova 3.

Pas dy muajsh, Fitimi ka thyer heshtjen, duke rikujtuar momentet e veçanta të shoqërisë së tyre.

Screenshot

Ai e ka përshkruar Laurentinin si një djalë pa xhelozi e pa inat, i cili arrinte t’i bënte të gjithë për vete me mirësinë e tij.

Fitimi ka kujtuar gjithashtu shoqërinë e pastër që kishin mes vete, duke e cilësuar Laurentinin si sheqerin e shoqërisë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.