Momente të veçanta baba e bijë, Ledri Vula emocionon me këto fotografi
Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta me vajzën e tij, Poem, duke treguar edhe një herë lidhjen e ngushtë që ka me të. Në tri fotografi të publikuara në Instastory, reperi shfaqet në momente të ndryshme me të bijën, shkru...


Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta me vajzën e tij, Poem, duke treguar edhe një herë lidhjen e ngushtë që ka me të.
Në tri fotografi të publikuara në Instastory, reperi shfaqet në momente të ndryshme me të bijën, shkruan Indeksonline.
Në njërën prej tyre, Ledri shihet duke e përqafuar Poem, ndërsa në një tjetër vogëlushja shfaqet me një yll në duar, ku shkruhet “Mirë se erdhe”.
Momenti që tërhoqi vëmendjen është edhe fotografia e tretë, ku Poem shihet e ulur në një bibliotekë të madhe, mes rafteve të mbushura me libra.
Me këtë postim, Ledri ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit disa çaste të veçanta nga koha e kaluar pranë vajzës së tij.
Tre fotografi, pak fjalë, por shumë dashuri baba-bijë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.