Momenti kur sulmuesi i njohur u godit në fushë, plagë që i kushtoi jetën!
Futbollisti spanjoll i Tenerifes, Jesus de Miguel , ka vdekur të martën në moshën 30-vjeçare, një ditë pasi pësoi arrest kardiak pas një përplasjeje gjatë ndeshjes, njoftoi klubi spanjoll i kategorisë së dytë. Tragjedia ndodhi pas ndeshjes...


Futbollisti spanjoll i Tenerifes, Jesus de Miguel , ka vdekur të martën në moshën 30-vjeçare, një ditë pasi pësoi arrest kardiak pas një përplasjeje gjatë ndeshjes, njoftoi klubi spanjoll i kategorisë së dytë.
Tragjedia ndodhi pas ndeshjes mes Tenerifes dhe Andorras, që u luajt të hënën në kuadër të La Liga 2. Në kohën shtesë, kur rezultati ishte 2:2, De Miguel u nis në drejtim të topit, në tentim për të realizuar kundërsulm.
Portieri i Andorras, Jesus Owono doli larg nga porta për të ndërprerë aksionin dhe u përplas me sulmuesin e Tenerifes. Owono ngriti këmbën lart në tentim për të larguar topin dhe me gju goditi De Miguelin, që ra në fushë pa ndjenja. De Miguel pësoi lëndime në kokë dhe në gjoks.
De Miguelit i është ofruar ndihma mjekësore në fushë. Ai pësoi arrest kardiak pas përplasjes së rrezikshme.
Gjendja e futbollistit është keqësuar gjatë natës, ndërsa në mëngjesin e të martës u njoftua për vdekjen e tij.
De Miguel ishte në edicionin e dytë te Tenerife. Ka luajtur edhe për skuadra si Castellon, Unionistas e Navalcarnero.
“Të dërrmuar nga dhimbja dhe duke mos besuar se kjo është e vërtetë, në CD Tenerife njoftojmë për ndarjen tragjike nga jeta të Jesus de Miguel Almedas. Nuk ka fjalë ngushëllimi, nuk ka absolutisht asgjë që mund ta lehtësojë këtë ndjesi të mbushur plot me trishtim”, shkruan në njoftimin e Tenerifes.
Ndeshja ndaj FC Andorra u ndërpre në minutën e shtatë të kohës shtesë. Sulmuesi u trajtua në fushë për më shumë se pesë minuta, para se të dërgohej në spital me ambulancë.
Klubi Andorra, deklaroi: “Me zemra të thyera dhe të shkatërruar, u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së Jesus de Miguel, të gjithë shokëve të tij të skuadrës, miqve si dhe klubit Tenerife”.
Mediumet spanjolle kanë raportuar se De Miguel pësoi arrest kardiak brenda në ambulancë, por u kthye në jetë falë ndërhyrjes së personelit mjekësor gjatë rrugës për në spital. Fillimisht ishte njoftuar se gjendja e futbollistit ishte “serioze por e qëndrueshme” e më pas se gjendja i ishte keqësuar.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.