“Mono-manifestimi” i 35-vjetorit, Bujar Osmani: Heshtja nuk është më durim, por nënshtrim
Pas kritikave për mungesën e përfaqësimit shqiptar në koncertin shtetëror për 35-vjetorin e pavarësisë, reagimi politik po merr dimension të ri. Ish-ministri i Jashtëm dhe eksponenti i lart i BDI-së, Bujar Osmani, e ka cilësuar situatën ...
Pas kritikave për mungesën e përfaqësimit shqiptar në koncertin shtetëror për 35-vjetorin e pavarësisë, reagimi politik po merr dimension të ri.
Ish-ministri i Jashtëm dhe eksponenti i lart i BDI-së, Bujar Osmani, e ka cilësuar situatën si një moment kur heshtja nuk mund të interpretohet më si durim.
“Ka një çast kur heshtja pushon së qeni durim dhe bëhet nënshtrim”, shkroi Osmani në reagimin e tij.
Ai vë në dukje dy elemente të festimeve shtetërore: mungesën e plotë të shqiptarëve në koncertin qendror dhe faktin se, sipas tij, asnjë shqiptar nuk është përfshirë mes laureatëve të çmimit “8 Shtatori”.
Reagimi i Osmanit vjen pas debatit të hapur për mënyrën se si u konceptuan aktivitetet shtetërore për 35-vjetorin, ku kritikat janë përqendruar te mungesa e gjuhës shqipe dhe e përfaqësimit të komunitetit shqiptar.
Në këtë kontekst, festa shtetërore po cilësohet nga kritikët si një “mono-manifestim”, ku simbolika, programi kulturor dhe përfaqësimi publik janë përqendruar vetëm te një identitet kombëtar.
Çështja tashmë nuk mbetet vetëm te përmbajtja e një koncerti. Ajo ka hapur debat më të gjerë politik: a po reflektojnë festimet shtetërore realitetin multietnik të Maqedonisë së Veriut, apo po ndërtojnë një narrativë ekskluzive të shtetit?
“Asnjë shqiptar në koncertin shtetëror. Asnjë shqiptar mes laureatëve të ‘8 Shtatorit’”, thekson Osmani, duke e kthyer mungesën e përfaqësimit në një akuzë politike ndaj mënyrës se si shteti po e shënon përvjetorin e pavarësisë. Gazeta Flaka
The post “Mono-manifestimi” i 35-vjetorit, Bujar Osmani: Heshtja nuk është më durim, por nënshtrim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.