Moskonstituimi i Kuvendit, Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër pos dialogut politik

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës po shkakton shqetësim te qytetarët, mërgimtarët dhe komuniteti i biznesit. Kusari-Lila tha ...

gusht 11, 2026 - 15:30
Moskonstituimi i Kuvendit, Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër pos dialogut politik
moskonstituimi-i-kuvendit,-kusari-lila:-s’ka-alternative-tjeter-pos-dialogut-politik

moskonstituimi-i-kuvendit,-kusari-lila:-s’ka-alternative-tjeter-pos-dialogut-politik

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës po shkakton shqetësim te qytetarët, mërgimtarët dhe komuniteti i biznesit.

Kusari-Lila tha se situata aktuale paraqet shqetësim të madh edhe për sigurinë e investimeve në Kosovë.

“Moskonstituimi i Kuvendit është brengë për mërgimtarët, është brengë për qytetarët e Republikës, është brengë shumë e madhe për bizneset për sigurinë e investimeve në Kosovë”, deklaroi ajo.

Sipas saj, në situatën aktuale nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut politik dhe arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet subjekteve politike.

Ajo u bëri thirrje drejtuesve politikë dhe partiakë që të ulen në tryezën e dialogut dhe të dakordohen për një plan konkret institucional.

“Megjithatë, nuk ka alternativë tjetër pos dialogut politik, arritjes së marrëveshjes politike dhe pranimit të drejtuesve politikë e partiakë të Republikës së Kosovës se veç të ulen, të dakordohen dhe të kemi një orar e afat edhe të konstituimit të Kuvendit, të votimit të Qeverisë dhe të zgjedhjes së presidentit”, tha Kusari-Lila.

“Sinqerisht ju them të drejtën, është një keqardhje që komunikimi i drejtuesve politikë, në veçanti të opozitës së deritanishme, po bëhet përmes mediave e jo përmes pranimit të pjesëmarrjes e prezencës në takim. Unë e kuptoj rëndësinë e deklaratave politike, kuptoj rëndësinë e komunikimit me elektoratin e secilit, se fatmirësisht jemi në demokraci. Secili ka votuesit e përkrahësit e orientimeve të veta politike, por interesi i shtetit është një. Kosova ka nevojë për Kuvend të konstituuar, për Qeveri të votuar, për President ose Presidente që është në zyrë me mandat të plotë”.

Ajo ka thënë se mospranimi i takimeve për konstituimin e institucioneve paraqet më shumë shkelje të besimit demokratik sesa çështje të formës së realizimit të tyre.

“Më shumë është shkelje e besimit demokratik mos-takimi për konstituim të institucioneve, sesa i përket vetëm formës për ta realizuar një formë. Dhe për t’u ofruar, sepse për të parë atë çfarë pamë në seancën e fundit, nuk e besoj që ka vlerë të shtohet. Për deri sa nuk ka një takim i cili e konfirmon se ka dakordim për të ecur përpara, nuk e kuptoj poentën e këtyre qëndrimeve”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.