Mosmarrëveshja në trafik përshkallëzohet në dhunë në Karposh të Shkupit
Një 45-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se është sulmuar fizikisht dhe se i është dëmtuar automjeti pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion në zonën e Karposhit. Sipas njoftimit të policisë, rasti është denoncuar më 8 tetor, në orën 13:20...
Një 45-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se është sulmuar fizikisht dhe se i është dëmtuar automjeti pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion në zonën e Karposhit.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është denoncuar më 8 tetor, në orën 13:20, në SPB Shkup. Pas mosmarrëveshjes, një person dyshohet se e ka sulmuar fizikisht 45-vjeçarin, ndërsa më pas, së bashku me një person tjetër, i kanë dëmtuar automjetin.
Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Flaka
The post Mosmarrëveshja në trafik përshkallëzohet në dhunë në Karposh të Shkupit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.