Mot i freskët në mëngjes, ja si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht i kthjellët dhe më i freskët në mëngjes, ndërsa gjatë ditës pritet mot me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare në disa zona. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejt...

shtator 23, 2026 - 12:30
Mot i freskët në mëngjes, ja si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht i kthjellët dhe më i freskët në mëngjes, ndërsa gjatë ditës pritet mot me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare në disa zona.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht mund të jetë më e fortë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 12°C, ndërsa maksimalet nga 16 deri në 24°C.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta lokale. Era veriore do të jetë mesatare deri e përforcuar, ndërsa temperatura do të lëvizë nga 13°C në mëngjes deri në 31°C gjatë ditës.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe nesër pritet mot i qëndrueshëm me mëngjese të freskëta. Të premten priten reshje shiu, të cilat në disa vende mund të jenë më të rrëmbyeshme.

Flaka

The post Mot i freskët në mëngjes, ja si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.