Mot i kthjellët, por më i ftohtë në mëngjes – reshje shiu të premten

Moti në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe më i freskët, ndërsa gjatë ditës pritet mot me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtim...

shtator 24, 2026 - 11:00
Mot i kthjellët, por më i ftohtë në mëngjes – reshje shiu të premten

Moti në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe më i freskët, ndërsa gjatë ditës pritet mot me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht do të ketë përforcim të saj. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 12°C, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 25°C.

Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira të pakta lokale, me temperatura nga 7°C në mëngjes deri në 23°C gjatë ditës.

Ndryshimi i motit pritet të premten pasdite dhe gjatë natës së së shtunës, kur do të ketë reshje shiu, të cilat në disa zona mund të jenë më të rrëmbyeshme dhe të tejkalojnë 30 litra për metër katror. Pas kësaj, pritet një periudhë me mot më të qëndrueshëm dhe mëngjese më të ftohta.

Flaka

The post Mot i kthjellët, por më i ftohtë në mëngjes – reshje shiu të premten appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.