Mot i ndryshueshëm dhe i freskët, priten reshje shiu gjatë fundjavës

Maqedonia e Veriut sot do të ketë mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell. Moti do të jetë i freskët dhe me erë, ndërsa në zonat malore perëndimore priten reshje të dobëta lokale shiu. Era do të jetë mesatare deri e përf...

shtator 22, 2026 - 11:30
Mot i ndryshueshëm dhe i freskët, priten reshje shiu gjatë fundjavës

Maqedonia e Veriut sot do të ketë mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell. Moti do të jetë i freskët dhe me erë, ndërsa në zonat malore perëndimore priten reshje të dobëta lokale shiu.

Era do të jetë mesatare deri e përforcuar, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here do të arrijë shpejtësi deri në 60 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 16 deri në 25°C.

Në Shkup temperaturat do të variojnë nga 12 deri në 22°C.

Sipas parashikimit të DPHM-së, moti do të mbetet i freskët dhe i ndryshueshëm deri në fund të javës. Të premten pasdite, gjatë natës dhe të shtunën priten reshje shiu, lokalisht më të rrëmbyeshme.

Flaka

The post Mot i ndryshueshëm dhe i freskët, priten reshje shiu gjatë fundjavës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.