Mot i paqëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut, temperaturat deri në 19 gradë

Maqedonia e Veriut do të përfshihet sot nga mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje lokale shiu. Në malet më të larta, reshjet mund të kalojnë në borë të lehtë. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), do të fryjë erë me...

tetor 16, 2026 - 11:00
Mot i paqëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut, temperaturat deri në 19 gradë

Maqedonia e Veriut do të përfshihet sot nga mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje lokale shiu. Në malet më të larta, reshjet mund të kalojnë në borë të lehtë.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit priten intervale me erë të fuqishme nga veriu.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 1 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës nga 11 deri në 19 gradë.

Në Shkup priten vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, me temperatura deri në 16 gradë Celsius.

Ndërkohë, gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme pritet mot kryesisht me diell dhe i qëndrueshëm, me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës.

Flaka

The post Mot i paqëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut, temperaturat deri në 19 gradë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.