Mot i paqëndrueshëm sot në Maqedoninë e Veriut, reshje shiu dhe stuhi në disa zona

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes priten reshje të përkohshme shiu. Në disa zona, reshjet mund të shoqërohen me stuhi afatshkurtra, shi të r...

shtator 21, 2026 - 10:30
Mot i paqëndrueshëm sot në Maqedoninë e Veriut, reshje shiu dhe stuhi në disa zona

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes priten reshje të përkohshme shiu.

Në disa zona, reshjet mund të shoqërohen me stuhi afatshkurtra, shi të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe bubullima. Erë e fortë nga veriu do të fryjë deri të mërkurën, ndërsa përgjatë Vardarit mund të arrijë deri në 40 km/h, e herë pas here mbi 50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 25 deri në 32°C. Në Shkup, temperatura maksimale pritet të arrijë në 28°C.

Edhe ditët në vijim do të karakterizohen nga mot i ndryshueshëm dhe më i freskët, ndërsa reshje të reja shiu priten nga pasditja e së premtes.

Flaka

The post Mot i paqëndrueshëm sot në Maqedoninë e Veriut, reshje shiu dhe stuhi në disa zona appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.