Mot me diell dhe i ngrohtë, temperaturat deri në 33°C
Moti sot në vend do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare në disa zona. Gjatë ditës do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëviz...
Moti sot në vend do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare në disa zona. Gjatë ditës do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri në 33 gradë Celsius.
Në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Era do të jetë e dobët deri në mesatare, nga drejtime të ndryshueshme.
Sipas parashikimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe në ditët në vijim, deri në mes të javës së ardhshme, pritet mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare gjatë ditës.
Deri të hënën do të fryjë erë nga veriperëndimi. Të dielën dhe të hënën, përgjatë luginës së Vardarit, era pritet të jetë më e fortë dhe të tejkalojë shpejtësinë prej 40 kilometrash në orë.
Nga e marta, era do ta ndryshojë drejtimin dhe do të fryjë nga jugperëndimi.
Flaka
The post Mot me diell dhe i ngrohtë, temperaturat deri në 33°C appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.