Mot me diell dhe shumë nxehtë, pasdite mundësi për reshje dhe bubullima
Me diell dhe shumë nxehtë, pasdite mundësi për reshje dhe bubullima (VIDEO) Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë pasdites do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave të paqëndru...
Me diell dhe shumë nxehtë, pasdite mundësi për reshje dhe bubullima (VIDEO)
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë pasdites do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme, me reshje të shkurtra dhe të rrëmbyeshme shiu, si dhe paraqitje të bubullimave.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë nga 11 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 38 gradë Celsius.
Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, edhe gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë moti me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare gjatë ditës.
/ Aktuale.mk
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.