Mot me diell dhe temperatura deri në 36°C

Sot moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri n...

gusht 16, 2026 - 11:30
Mot me diell dhe temperatura deri në 36°C

Sot moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 28 deri në 36 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot të ngjashëm, me temperatura nga 15 deri në 35 gradë Celsius.

Në ditët në vijim pritet një periudhë me mot stabil dhe më të ngrohtë, përveç të martës, kur do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.