Mot me diell në Maqedoninë e Veriut, të enjten dhe të premten priten reshje shiu
Maqedonia e Veriut do të karakterizohet sot nga mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, më e theksuar përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore të vendit. Temperaturat mini...
Maqedonia e Veriut do të karakterizohet sot nga mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, më e theksuar përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore të vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 23 gradë.
Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira të pakta, me temperaturë minimale prej 7 gradësh dhe maksimale deri në 21 gradë.
Sipas DPHM-së, gjatë javës do të ketë vranësira të ndryshueshme, ndërsa të enjten dhe të premten priten reshje shiu, të cilat në disa zona mund të jenë më intensive.
Flaka
The post Mot me diell në Maqedoninë e Veriut, të enjten dhe të premten priten reshje shiu appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.