Moti sot dhe çfarë na pret në javën e fundit të punës të gushtit?

Moti sot (e hënë) do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë, me periudha me diell. Pasdite do të ketë reshje me shi lokal, rrufe dhe era do të fryjë e përforcuar. Vende-vende do të ketë kushte për mot të ligë me erë të fuqishme...

gusht 24, 2026 - 10:30
Moti sot dhe çfarë na pret në javën e fundit të punës të gushtit?

Moti sot (e hënë) do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë, me periudha me diell. Pasdite do të ketë reshje me shi lokal, rrufe dhe era do të fryjë e përforcuar.

Vende-vende do të ketë kushte për mot të ligë me erë të fuqishme dhe shfaqje breshëri. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale në rajonin e Gostivarit do të arrijë deri në 31 gradë.

Në ditët në vijim të kësaj jave të re të punës, sipas parashikimit meteorologjik, do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut. Temperaturat do të lëvizin në interval prej 15 deri në 35 gradë. Të mërkurën pasdite vende-vende do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për reshje lokale të shiut, rrufe dhe erë të përforcuar. Në ditët e tjera nuk priten reshje.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.