Moti sot, diell dhe temperatura deri në 32 gradë
Maqedonia e Veriut sot do të ketë mot kryesisht me diell, me vranësira të vogla deri mesatare në disa zona. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 16 gra...
Maqedonia e Veriut sot do të ketë mot kryesisht me diell, me vranësira të vogla deri mesatare në disa zona. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 25 deri në 32 gradë. Në Shkup temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 31 gradë.
Sipas DPHM-së, moti do të mbetet i qëndrueshëm deri të shtunën. Të dielën priten reshje shiu dhe në disa zona bubullima, shi i rrëmbyeshëm dhe erë e fuqishme. Reshje më intensive lokalisht mund të ketë të hënën, ndërsa nga e marta pritet rënie e temperaturave për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu.
Flaka
The post Moti sot, diell dhe temperatura deri në 32 gradë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.