Moti sot në RMV është i ftohtë me borë të kohëpaskohshme, qarkullimi në komunikacion normal për kushtet dimërore

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të dobëta deri në mesatare bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Ndërsa në Shkup sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë me borë të dobët kohë pas kohe dhe […]

Jan 13, 2025 - 14:00
 0  3
Moti sot në RMV është i ftohtë me borë të kohëpaskohshme, qarkullimi në komunikacion normal për kushtet dimërore
Bora e parë në Vodno/ Foto: Meta.mk

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të dobëta deri në mesatare bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Ndërsa në Shkup sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë me borë të dobët kohë pas kohe dhe me erë të dobët deri mesatare veriore, thuhet në parashikimin e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPH), transmeton Portalb.mk.

Temperatura sot nga -9 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa nesër do të jetë e njëjtë, do të fryjë borë e lehtë dhe erë e lehtë nga veriu.
Në ditët në vijim nuk do të bjerë borë, temperaturat minimale do të zbresin deri në -11 gradë, ndërsa temperatura maksimale ditore do të zbresë deri në 7.

Nga ora 07:30 është shpallur ndalim qarkullimi për mjete të rënda mallrash në rrugën Dellçevë – vendkalimi kufitar Dellçevë. Sipas NP “Rrugët e Maqedonisë”, ndalimi është vendosur për arsye parandaluese për rrjedhën e sigurt të komunikacionit.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve shërbimi “Rrugët e Maqedonisë”. Reshje bore me intensitet të ndryshueshëm në mëngjes janë shënuar në të gjithë vendin, thotë LAMM.

Ndalesa aktive për kamionë ka në rrugët rrugore Gostivar-Mavrovë-Dibër, Gostivar-Strazhë-Kërçovë, Presekë, Pletvar, Gjavato, Strugë-kalimi kufitar Qafthanë, Tetovë-Kodër e Diellit (për automjete të tjera, përdorimi e pajisjeve dimërore është e detyrueshme ) dhe Strumicë-Berovë.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.