Motra e Laurentit u shtin të gjallë në dhe me fjalët e fundit për vëllanë që i iku në lule të rinisë – s’po mundet të jetojë pa të

Xheneta Krasniqi, motra e ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova”, Laurent Krasniqi, ka ndarë një dedikim tejet prekës në rrjetet sociale pas humbjes tragjike të vëllait të saj në një aksident trafiku me motoçikletë. Përmes një postimi të n...

shtator 9, 2026 - 23:00
Motra e Laurentit u shtin të gjallë në dhe me fjalët e fundit për vëllanë që i iku në lule të rinisë – s’po mundet të jetojë pa të

Xheneta Krasniqi, motra e ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova”, Laurent Krasniqi, ka ndarë një dedikim tejet prekës në rrjetet sociale pas humbjes tragjike të vëllait të saj në një aksident trafiku me motoçikletë.

Përmes një postimi të ndjerë, Xheneta ka shprehur dhimbjen e thellë që po përjeton pas humbjes së vëllait të saj të vetëm, duke treguar se ende e ka të vështirë ta pranojë se ai nuk është më pjesë e jetës së saj.

“Vllau jem, po ta shkruj këtë me lot në sy e me një zemër që hala nuk po e beson që ti nuk je ma”, ka shkruar ajo, duke i drejtuar fjalët e saj të ndjera vëllait që e humbi në mënyrë tragjike.

Në dedikimin e saj, Xheneta ka kujtuar edhe momentet e fundit që kishte kaluar me të, veçanërisht përqafimin e fundit, të cilin në ato momente nuk e kishte menduar se do të ishte lamtumira e tyre e fundit.

“Ti ike shumë i ri, shumë shpejt, e le pas vetes një boshllëk që askush nuk ka me mujt me e mbush. Unë e humba vllaun tem të vetëm, por bota humbi një njeri të mirë, një shpirt të pastër, një njeri që nuk e meritonte me u largu kaq herët”, thuhet në dedikimin e saj.

Humbja e tij, siç shprehet Xheneta, ka lënë një boshllëk të madh në jetën e saj. Ajo ka treguar se tashmë fotografitë, kujtimet dhe momentet e përbashkëta janë bërë ndër gjërat më të çmuara që i kanë mbetur.

“Nuk po di qysh me vazhdu jetën pa ty, por po premtoj që kam me të mbajt me vete në çdo hap. Kam me fol për ty, kam me të kujtu, kam me u lut për ty dhe kam me të dasht deri në ditën kur edhe unë të vi aty ku je ti”, ka shkruar ajo.

Me këto fjalë, Xheneta ka bërë të ditur se, pavarësisht dhimbjes së madhe, kujtimi për vëllain e saj do të mbetet gjithmonë pjesë e jetës së saj. Ajo ka premtuar se do të flasë për të, do ta kujtojë dhe do ta mbajë gjithmonë në zemrën e saj.

Në fund të dedikimit, ajo ka shprehur edhe mallin e pafund për vëllain, duke theksuar se as koha nuk do të mund ta shuajë dashurinë dhe dhimbjen që ka lënë pas kjo humbje.

“Pusho i qetë, vllau jem i vetëm. Nëse dashnia do të mundej me të kthy, ti do të ishe prapë këtu në krahët e mi. Malli për ty nuk ka me u shu kurrë. Ti nuk je veç një kujtim për mu, ti je një pjesë e zemrës teme që vdiq bashkë me ty”, ka shkruar Xheneta.

Dedikimi i saj ka prekur ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët i kanë shprehur ngushëllime dhe mbështetje asaj dhe familjes në këto momente të rënda.

Humbja e papritur e vëllait ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe të afërmit, ndërsa fjalët e Xhenetës tregojnë qartë lidhjen e fortë që kishte me të. Për të, ai nuk do të mbetet thjesht një kujtim, por një pjesë e pandashme e jetës së saj, që do ta shoqërojë në çdo hap të rrugëtimit të saj./ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.