MPB: Përparim Bajrami u vetëdorëzua në Bllacë, dërgohet në Burgun e Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot (09.09.2026), në ora 05:35, në Pikën Kufitare Bllacë është paraqitur Perparim Bajrami (33), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar, raporton Zyrtare. Sipas MPB-së, ndaj tij ishte lëshuar ur...

shtator 9, 2026 - 12:00
MPB: Përparim Bajrami u vetëdorëzua në Bllacë, dërgohet në Burgun e Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot (09.09.2026), në ora 05:35, në Pikën Kufitare Bllacë është paraqitur Perparim Bajrami (33), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar, raporton Zyrtare.

Sipas MPB-së, ndaj tij ishte lëshuar urdhër nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, me numër XVII KO nr.4232/24, të datës 17 dhjetor 2024.

Pas privimit nga liria, Bajrami është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues, Burgun e Shkupit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.