Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, ka bërë të ditur se që nga emërimi i tij në krye të këtij institucioni janë punësuar 25 shqiptarë, nga gjithsej 60 të punësuar.

Sipas Aliut, shqiptarët përbëjnë 42 për qind të të punësuarve gjatë kësaj periudhe.

Ai ka shfrytëzuar këtë të dhënë për t’i drejtuar një sfidë koalicionit Fronti Evropian, duke e vënë në pikëpyetje përfaqësimin e shqiptarëve në radhët e tij.

“Ju sfidoj në Koalicionin tuaj Fronti Evropian, a jeni mbi 40% shqiptar?!”, ka shkruar Ali në reagimin e tij.

Ai ka theksuar se këto janë të dhënat e punësimeve që nga marrja e drejtimit të Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.