Mund të dëgjohen shpërthime dhe zhurma ushtarake në Harilaq, FSK-ja paralajmëron ushtrimet për këto data

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar qytetarët se Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në Harilaq, gjatë periudhës 13 tetor – 5 nëntor. Sipas njoftimit të komunës, ushtrimet në Harilaq janë planifikuar...

tetor 20, 2026 - 14:30
Mund të dëgjohen shpërthime dhe zhurma ushtarake në Harilaq, FSK-ja paralajmëron ushtrimet për këto data
gjenerata-2026-e-kadeteve-te-fsk-se-diplomon-sot

gjenerata-2026-e-kadeteve-te-fsk-se-diplomon-sot

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar qytetarët se Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në Harilaq, gjatë periudhës 13 tetor – 5 nëntor.

Sipas njoftimit të komunës, ushtrimet në Harilaq janë planifikuar për dy data të veçanta:

23 tetor – Ushtrime praktike me shpërthimin e minave artizanale.

30 tetor – Ushtrime praktike me eksplozivë detarë.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët mund të vërejnë lëvizje të shtuara të trupave dhe automjeteve ushtarake, si dhe të dëgjojnë zhurma të shkaktuara nga aktivitetet trajnuese.

Komuna e Fushë Kosovës ka bërë të ditur se këto aktivitete janë pjesë e trajnimeve të rregullta të FSK-së.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.