Mungesa e ngrohjes në shkollën “Iliria” në Prishtinë, shkurtohet orari i mësimit
Shkolla fillore “Iliria” në Prishtinë po përballet me mungesë të ngrohjes, duke detyruar drejtuesit e saj të shkurtojnë orarin e mësimit për shkak të temperaturave të ulëta. Prindërit janë njoftuar se nxënësit e kësaj shkolle do ta përfundo...


Shkolla fillore “Iliria” në Prishtinë po përballet me mungesë të ngrohjes, duke detyruar drejtuesit e saj të shkurtojnë orarin e mësimit për shkak të temperaturave të ulëta.
Prindërit janë njoftuar se nxënësit e kësaj shkolle do ta përfundojnë mësimin më herët, raporton ORAinfo.
“Përshëndetje prindër, sot mësimi përfundon në orën 16:15, për shkak të mungesës së ngrohjes”, thuhet në njoftimin e dërguar prindërve.
Ndërkohë, kujtojmë se në këtë shkollë, disa klasa janë pajisur me klima për ngrohje, me vetëfinancim nga prindërit e nxënësve.
Mungesa e ngrohjes në një institucion arsimor, në këtë periudhë me temperatura të ulëta, ngre shqetësime për kushtet në të cilat nxënësit po zhvillojnë procesin mësimor. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.