Murtezani: Partneriteti me SHBA-në po forcohet me hapa konkretë

Orhan Murtezani nga koalicioni VLEN, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar në kuadër të dialogut strategjik me SHBA-në, ka deklaruar se bisedimet në SHBA, kanë qenë të drejtpërdrejta dhe përmbajtjesore. Dialogu strategjik me SHBA-në në Washington konfirmoi drejtimin e qartë të partneritetit tonë – fokus në sigurinë, energjetikën, ekonominë dhe menaxhimin e kërcënimeve të […]

Prill 8, 2026 - 22:00
Murtezani: Partneriteti me SHBA-në po forcohet me hapa konkretë

Orhan Murtezani nga koalicioni VLEN, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar në kuadër të dialogut strategjik me SHBA-në, ka deklaruar se bisedimet në SHBA, kanë qenë të drejtpërdrejta dhe përmbajtjesore.

Dialogu strategjik me SHBA-në në Washington konfirmoi drejtimin e qartë të partneritetit tonë – fokus në sigurinë, energjetikën, ekonominë dhe menaxhimin e kërcënimeve të reja.

Bisedimet ishin të drejtpërdrejta dhe përmbajtjesore, me prioritete dhe hapa të ardhshëm të përcaktuar qartë.

Marrëveshjet e nënshkruara dhe komunikimi intensiv në të gjitha nivelet e pëforcojnë pozicionin e Maqedonisë së Veriut si partner kredibil dhe i besueshëm i SHBA-së.

Këtë partneritet nuk e ndërtojmë në mënyrë deklarative, por përmes politikave konkrete, koordinimit dhe veprimit të përbashkët.

Partneritetin strategjik me SHBA-në e ndërtojmë përmes hapave konkretë dhe rezultateve.