Musliu ironizon: Helikopterët po vijnë, por çizmet e ushtarëve janë të shqyera

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar mungesën e pajisjeve bazike për ushtarët e FSK-së, duke ironizuar me ministrin Ejup Maqedonci për sigurimin e çizmeve për ta. Ajo ka theksuar se, ndonëse helikopterët janë të rëndësishëm për...

tetor 18, 2026 - 16:30
Musliu ironizon: Helikopterët po vijnë, por çizmet e ushtarëve janë të shqyera

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar mungesën e pajisjeve bazike për ushtarët e FSK-së, duke ironizuar me ministrin Ejup Maqedonci për sigurimin e çizmeve për ta.

Ajo ka theksuar se, ndonëse helikopterët janë të rëndësishëm për ushtrinë, ushtarët po përballen me mungesë të pajisjeve elementare për kryerjen e detyrave të tyre.

Postimi i saj:

Mirë fort, ministër, veç nëse ke mundësi, siguroju ushtarëve të FSK-së edhe çizmet, se nuk është mirë t’i fusim në dimër me çizme të shqyera!

Helikopterët janë të rëndësishëm, e te domosdoshem për ushtrinë tonë, por ushtarët tanë po përballen me mungesë të pajisjeve bazike për ta kryer detyrën e tyre.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.