Musliu thirrje të rinjve: Mos vendosni maska, nuk kemi nevojë të fshihemi për të mbrojtur vlerat

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për protestat e qytetarëve që po kundërshtojnë vendimin dënues të Gjykatës Speciale karshi ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo theksoi se në protestën ku disa qytetarë vendosnin ma...

shtator 18, 2026 - 16:30
Musliu thirrje të rinjve: Mos vendosni maska, nuk kemi nevojë të fshihemi për të mbrojtur vlerat

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për protestat e qytetarëve që po kundërshtojnë vendimin dënues të Gjykatës Speciale karshi ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo theksoi se në protestën ku disa qytetarë vendosnin maska, e njëjta dhe disa figura të njohura politike, kanë bërë thirrje t’i largojnë ato.

“Kemi kërkuar në vazhdimësi që të hiqen maskat. Nuk kemi nevojë që të fshihemi pas askujt, as pas maskave për të mbrojtur vlerat e kombit. Këtë thirrje ua kam drejtuar edhe të rinjve e të rejave që kanë qenë atë ditë, ku unë mendoj se ata i kanë vendosur më shumë për shkak të trendit, sesa për të mbuluar diçka. Por duke pasur parasysh se ka pasur tentativa, edhe të jepen drejtime e kahje të këqija, edhe sot shfrytëzoj rastin përmes kësaj studio, të gjithë të rinjve e të rejave që marrin pjesë në këto protesta, e që kanë të drejtë të plotë, nuk kanë nevojë të vendosin maska”, u shpreh Musliu në emisionin “Kosova Today”.

“Neve si shtet nuk na duhet të na dalë situata nga kontrolli. Ne duhet të kontribuojmë që kërkesat e protestuesve t’i adresojmë, t’i draftojmë dhe të iu japim përgjigje”.

Pos tjerash, Musliu tha se tashmë dihet që protestat kanë filluar, e se kur do të mbarojnë sipas saj, nuk dihet.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.