“Muzeu i Kumanovës” për herë të parë me drejtor shqiptar

Agim Bislimi është emëruar drejtor i ri i Institucionit Nacional “Muzeu i Kumanovës”, duke u bërë kështu shqiptari i parë që merr drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe historike në qytet. Bislimi është ...

gusht 6, 2026 - 14:00
“Muzeu i Kumanovës” për herë të parë me drejtor shqiptar

Agim Bislimi është emëruar drejtor i ri i Institucionit Nacional “Muzeu i Kumanovës”, duke u bërë kështu shqiptari i parë që merr drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe historike në qytet.

Bislimi është magjistër i ndërtimtarisë, i diplomuar në Fakultetin Arkitekturor-Ndërtimor në Prishtinë. Që nga viti 2009, ai është pjesë e ekipit të IN “Muzeu i Kumanovës” në pozitën e dokumentuesit, ndërsa më parë ka punuar në Qeveri dhe në Ministrinë e Kulturës, përcjell INA.

“Si një njohës i mirë dhe i kahershëm i funksionimit të institucionit, prioriteti i tij do të jetë zhvillimi i mëtejshëm dhe modernizimi i veprimtarisë muzeale, përmirësimi i kushteve të punës, mbrojtja dhe prezantimi i trashëgimisë kulturore, si dhe realizimi i projekteve që do t’a afrojnë muzeun me qytetarët, të rinjtë dhe vizitorët. IN ‘Muzeu i Kumanovës’ do të vazhdojë të zhvillohet si një institucion bashkëkohor kulturor dhe një ruajtës i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore-historike të rajonit”, deklarojnë nga Muzeu i Kumanovës.

Agim Bislimi vjen në këtë detyrë në vend të drejtoreshës së deritanishme, Marija Zhivaçki.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.