Nafie Selmani godet Saranda Imerin: Populli nuk kullot, deputete! Kullosin ata që ushqehen me taksat e qytetarëve!

Nafie Selmani ka reaguar ashpër ndaj deputetes së VLEN-it, Saranda Imeri, pas një deklarate në rrjetet sociale, në të cilën është përdorur shprehja se populli “kullot”. Selmani, duke iu referuar përpjekjes së Imerit për të kritikuar liderin...

Nëntor 7, 2026 - 22:01
Nafie Selmani godet Saranda Imerin: Populli nuk kullot, deputete! Kullosin ata që ushqehen me taksat e qytetarëve!

Nafie Selmani ka reaguar ashpër ndaj deputetes së VLEN-it, Saranda Imeri, pas një deklarate në rrjetet sociale, në të cilën është përdorur shprehja se populli “kullot”.

Selmani, duke iu referuar përpjekjes së Imerit për të kritikuar liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, thotë se deputetes i ka rrëshqitur gjuha, duke lënë të kuptohet se si e percepton ajo qytetarin.
Ajo i kujton deputetes se populli nuk është tufë delesh, por njerëz që punojnë, sakrifikojnë dhe jetojnë nga djersa e tyre. Madje, i bën thirrje që të dalë e pavarur ose në listë të hapur dhe të kërkojë drejtpërdrejt votën e qytetarëve.
“Jo, deputete! Populli nuk është dele, edhe kur voton një subjekt politik që përbëhet nga një tufë ujqish”, shkruan Selmani.
Në fund, ajo e përmbyll reagimin me një mesazh të drejtpërdrejtë për Saranda Imerin:
“Deputete, populli nuk kullot! Kullosin ata që ushqehen me taksat tona dhe e shohin popullin si dele.”


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.